Myrto Uzuni vlerësohet nga “Marca”

10 months ago 36
19:55 23/11/2023

Sulmuesi shqiptar merr çmimin si shënuesi më i mirë në Segunda Division

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni iu gëzua një tjetër vlerësimi në futbollin spanjoll. Falë sezonit të shkëlqyer me Granada në Segunda Division ai mori çmimin e shënuesit më të mirë nga gazeta “Marca”. Për beratasin ishte një javë për tu kujtuar edhe për arritjen me Kombëtaren që siguroi pjesëmarrjen në Euro 2024. 

“I falenderoj të gjithë për këtë çmim, është një vlerësim i merituar i arritur duke punuar shumë. Kjo javë ka qenë shumë e bukur për mua, pasi u kualifikuam me Shqipërinë në Europian dhe tani ky çmim”.

Gazeta spanjolle “Marca” vlerëson më të mirët e sezonit futbollistik në Spanjë prej vitit 2008. Këtë muaj Myrto Uzuni u shpall edhe futbollisti më i mirë Segunda Divizion në Spanjë për sezonin 2022-2023 nga Shoqata e Futbollistëve Spanjollë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article