Ndezën zjarre në 2 fshatra të Kavajës dhe dogjën sipërfaqe toke e 115 rrënjë ulliri, arrestohet 1 person

2 months ago 9

Policia e Kavajës lajmëron se ka arrestuar një person dhe ka proceduar një tjetër, për zjarrvënie.

Dyshohet se i arrestuari dhe i proceduari kanë ndezur zjarre në disa fshatra të Kavajës dhe si pasojë janë djegur sipërfaqe toke e 115 rrënjë ulliri.

“Kavajë

Ndezën zjarre në fshatrat Bago dhe Lekaj, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe toke dhe 115 rrënjë ulliri, arrestohet 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Kavajë:

-arrestoi shtetasin B. K., 62 vjeç, banues në fshatin Bago, pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në afërsi të tokës së tij, për të djegur mbeturina, janë djegur 15 rrënjë ulliri në pronësi të disa shtetasve të tjerë;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. M., banuese në fshatin Lekaj, pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që kjo shtetase ka ndezur për të djegur mbeturina, është djegur një sipërfaqe toke dhe 100 rrënjë ulliri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon sërish për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article