Ndryshimi i akuzës për autorin e dyshuar të krimit në Pogradec, Rrumbullaku: Policia i ka referuar prokurorisë akuzën e ‘vrasjes me dashje’

2 months ago 6

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku deklaroi se policia i ka referuar prokurorisë akuzën ‘vrasje me dashje’ për Denis Meçen, autorin e dyshuar të vrasjes së Eglantin Progës.

Rrumbullaku tha se Policia e Shtetit është baltosur pa të drejtë, duke shtuar se policia është partner i besueshëm në luftën ndaj krimit. Ai tha se baltosja ndaj policisë është e dënueshme.

Muhamet Rrumbullaku: E ritheksoj se ngjarja është dërguar në prokurori për vrasje me dashje. Ndërsa, disa të shtetas nuk kanë kallëzuar krimin, duke mbuluar të vërtetën.

Sesi e kanë ndryshuar nuk është çështje e policisë. Ne kemi dorëzuar të gjitha provat në Prokurori për akuzën e vrasjes me dashje. Ftoj publikun që të ketë besim tek Policia e Shtetit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article