Duke komentuar mbi një raport mbi indeksin e lumturisë, pedagogu i filozofisë, Klementin Mile i ftuar në “Open” në News 24, tha se politikanët në Shqipëri kanë ndërtuar një sistem që nuk i besojnë as vetë.
“Ne jemi në këtë situatë sepse të parët që kanë ikur janë vendimmarrësit politikë në gjithë këto vite. Kanë krijuar një sistem që nuk i besojnë as vet. Krijojnë spitale por nuk kurohen në këto spitale. Krijojnë institucione arsimore, por fëmijët e tyre i çojnë jashtë.
E gjithë shoqëria është e tillë. Ka një nivel të lartë hipokrizie dhe kur e sheh nuk të bën të lumtur dhe realiteti është fals dhe njerëzit e përjetojnë dhe reagojnë.
Si reagojnë? Ikin! Ky është një problem i madh që qëndron në thelb të braktisjes së vendit nga shqiptarët. Nuk e braktisin vetëm të varfrit. Në Shqipëri mungon solidariteti shumë më tepër se në Kosovë”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb