Në stilin e një sulmuesi, Ibrahim Dresevic realizon gol të bukur në Japoni

6 months ago 9

Ibrahim Dresevic është duke shkëlqyer në elitën e futbollit japonez, pas transferimit te skuadra Machida.

Qendërmbrojtësi dardan e ka realizuar edhe golin e dytë personal këtë edicion, teksa shëoi përballë Vissel Kobes në humbjen e skuadrës së tij 1-2.

27-vjeçari pranoi një top në zonë sikur të ishte një sulmues dhe me një veprim të bukur realizoi golin e nderit për Machidan që u mposht para adhuruesve të vet 1-2.


意地のゴールで1点差に迫る💪

後半45+6分、#安井拓也 選手のクロスにあわせてエリア内に走りこんだ #ドレシェヴィッチ 選手が、冷静に相手をかわして、ゴールをゲット✊

#0413神戸 戦 プレイバック🎬】#塗り替えろ町田国立#FC町田ゼルビア #zelvia #Jリーグ

明治安田J1リーグ 第8節… pic.twitter.com/Z07IGTQqrD

— FC町田ゼルビア (@FcMachidaZelvia) April 13, 2024

Për qendërmbrojtësin e Kosovës ky ishte goli i dytë në elitën e futbollit japonez, pasi ai shënoi edhe në xhiron e katërt në fitoren 1-2 ndaj Hokkaido.

Pas humbjes nga Vissel Kobe, Machida ka humbur pozitën e parë në tabelë dhe tani ndodhet e treta në kampionat me 16 pikë, dy më pak se lideri Cerezo Osaka. /Telegrafi/

Read Entire Article