Nga bashkimi i grupimit të Bardhit me Rithemelimin, te protesta e 20 shkurtit, ja çfarë thotë Meta

8 months ago 3

Çdo bashkim i sinqertë forcash dhe potencialesh është pozitiv. Kështu e komentoi kreu i PL-së, Ilir Meta, bashkimin e grupimit të Bardhit me atë të Rithemelimit.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se është pro ndaj çdo proteste qytetare dhe politike.

“Çdo bashkim i sinqertë forcash, energjish, potencialesh të fjetura deri tani, është pozitiv. Nuk jemi në një situatë normale, jemi në një narko-diktaturë. Duhet të ketë një vijë të qartë demarkacioni me narko-diktaturën. Partia e Lirisë ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të protestave qytetare dhe politike, në mbrojtje të demokracisë.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article