Ngacmoi në “Instagram” 13-vjeçaren/ Si nisi konflikti mes Jetmir Kolecit dhe dy vëllezërve, 33-vjeçari mbetet në arrati

10 months ago 23

Jetmir Koleci, 33-vjeçari që qëlloi me armë drejt vëllezërve Ilir dhe Astrit Halili, pasditen e së dielës, vijon të jetë i lirë. 33-vjeçari ka mundur t’iu shpëtojë kontrolleve policore, duke rezultuar ende në kërkim nga autoritetet.

Konflikti mes tij dhe dy vëllezërve ka nisur rreth 2 muaj më parë, edhe pse më herët mes tyre ka pasur miqësi dhe hyrje-dalje familjare. Burime pranë policisë bëjnë me dije se ka qenë Jetmir Koleci, i cili dyshohet se me një llogari false në rrjetin social “Instagram” i ka shkruar mbesës së mitur 13-vjeçare të vëllezërve Halili, duke e ngacmuar.

Vajza e mitur nga komunikimet ka arritur të identifikojë 33-vjeçarin nga mesazhet e dërguara. Për këto mesazhe ajo ka njoftuar familjarët e saj dhe disa prej vëllezërve të familjes Halili mësohet se e kanë rrahur Kolecin. Ai është dhunuar rreth një muaj më parë dhe ka përfunduar në spital, por ka refuzuar të tregojë detaje për policinë duke deklaruar se nuk i njihte personat që e kanë rrahur. Më pas Koleci për disa ditë me radhë i ka provokuar vëllezërit me makinë duke xhiruar gomat, deri ditën e diel kur vëllezërit Halili kanë dalë me shpejtësi dhe sapo i janë afruar 33-vjeçari ka qëlluar me armë në ajër./vizionplus.tv/

Read Entire Article