Ka nisur me debate seanca e parë e sesionit të ri parlamentar mes deputetit Gazment Bardhi dhe kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla.
“Sot në orën 9 kam marr një njoftim nga PD e cila më drejtohet që në zbatim të rregullores së parlamentit, më vënë në dijeni se kryetari i grupit është Basha”, tha Nikolla.
“Ju mund të talleni me qytetarët por ta harroni kur kryetarin e grupit të PD ta zgjedhje partia Socialiste. Ti dhe Rama t’i bëni llogaritë mirë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në parlament të jenë lexuar njoftimet e partive politike. Ato ta kryejnë veprimtarinë e tyre jashtë kësaj salle. Janë deputetët që vendosin kush është kryetari i grupit parlamentar. Ju lutem mos provokoni deputetët e opozitës. Ky është paralajmërim i qetë dhe qytetarë. Kuvendi ka grupet parlamentar,e Edi dhe Veliaj nuk e caktojnë dot kryetarin e grupit të Partisë Demokratike.”- u përgjigj Bardhi.
Lajmi në përditësim…
Top Channel