Balkan Web kka siguruar pamjet e mjetit që dyshohet se është i autorëve të atentatit që la pas 3 viktima dhe 1 të plagosur mbrëmjen e 20 korrikut në Memaliaj.
Pas raportimit të ngjarjes së rëndë në zonën e Mallakasrës, policia gjeti thuajse të shkrumbuar mjetin tip BMW, brenda së cilit u gjetën edhe armët e zjarrit që dyshohet se autorët përdorën për atentatin.
Armët pritet ti nënshtrohen analizave për të faktuar nëse janë përdorur ose jo në atentat dhe nëse ka gjurmë daktiloskopike të autorëve, që më pas mund të çojnë në identifikimin e vrasësve
Teksa policia vijon punën ende nuk ka arritur të vërë në pranga autorët e ngjarjes së rëndë, por janë ngritur postblloqe në aksin Levan-Tepelenë.
Ndërohë pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa. Seria e krimeve nisi kur u ekzekutua me tritol të vendosur në automjet Aleksandër Sadikaj, i afërm me fisin Kalemi. Pas ngjarjes së rëndë, u vijua me një seri krimesh dhe atentatesh, mes të cilave mbeti i vrarë edhe Edmond Papa, që dyshohej si porositës i vrasjes së Sadikajt.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb