Paralizohet Kadastra/ 26 mijë qytetarë pa shërbim, “mal” me dosje dhe rritje të tarifave, drejtoritë që shkrihen

6 months ago 3

Shërbimi te Kadastra është paralizuar prej disa ditësh. Burime për News24 dhe BalkanWeb bëjnë të ditur se numri i qytetarëve që presin të marrin shërbim ka arritur në 25 822 dhe pritet që shifra të rritet edhe më shumë në kushtet kur institucioni ka dalë jashtë funksionit.

Vetëm gjatë 4 ditëve të fundit listës i janë shtuar rreth 3 mijë qytetarë të cilët presin të marrin shërbim për regjistrimin e pronave, vërtetime apo aplikime të ndryshme. Ndërsa nga Kadastra nuk iu jepet asnjë shpjegim.

Mësohet se funksionimi kaotik është shkaktuar edhe nga nisja e një procesi strukturimi brenda Kadastrës gjë që ka sjellë si pasojë nxjerrjen e sporteve jashtë loje.

Kështu, News24 dhe BalkanWeb, Tirana Jug dhe Tirana Rurale 2 do të shkrihen në një drejtori, ndryshe nga sa funksionojnë aktualisht të ndara.

Po ashtu Kadastra e Durrësit, Kavajës dhe Krujës do të jenë së bashku.

Gjithashtu, Korça, Devolli dhe Kolonja do të funksionojnë si një drejtori e vetme.

Si hap i dytë është parashikuar krijimi i një institucioni të ri që do të quhet Drejtoria e Regjistrimit të Pronës Shtetërore, në varësi të Dallëndyshe Bicit, drejtore e Kadastrës.

Ky proces strukturimi do të sjellë largimin e 55 punonjësve, ndërsa tarifat e shërbimit do të rriten me 40%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article