Pioli mesazh Leaos, ndërsa zbulon dy kundërshtarët më të fortë në Ligën e Evropës

9 months ago 27

Stefano Pioli e pranon se Milani ‘pret më shumë’ nga Rafael Leao, ndera mendon se Liverpool dhe Bayer Leverkusen nuk janë ‘shumë larg’ nga kuqezinjtë në garën për trofeun e Ligës së Evropës. 

Milani siguroi një fitore kyçe me rezultat 1-0 kundër Sassuolos në San Siro të shtunën, duke ruajtur vendin e tretë në Serie A.

Gjithsesi, tifozët e Milanit tundën Rafael Leaon kur portugezi u rrëzua në minutat e fundit.

“Rafa është i vetëdijshëm se është e drejtë të presësh më shumë, por unë besoj se kur një lojtar kthehet nga një dëmtim, veçanërisht një lojtar shpërthyes si ai, nuk është e lehtë”.

“Unë mendoj se ai punoi mirë për ekipin sot dhe nxitjet nga disa tifozë dëshmojnë se e respektojnë atë sepse presin shumë. Ne e dimë se Rafa mund t’i japë shumë skuadrës”, ka thënë fillimisht Pioli për DAZN.

Tutje Milani do të luajë në Ligën e Evropës, ku Pioli nënvizoi disa nga kundërshtarët më të fortë në këtë garë.

“Liga e Evropës është gjithashtu një objektiv. Ka skuadra të tjera të mëdha si Liverpool dhe Bayer Leverkusen, por nuk mendoj se jemi shumë larg tyre. Ndeshjet me Rennes nuk do të jenë të lehta. Liga e Evropës është një objektiv i rëndësishëm, por është gjithashtu i ndërlikuar”, ka thënë Pioli./Telegrafi/

Read Entire Article