Një 54-vjeçar është plagosur së bashku me 2 vazjat e tij 12 dhe 13 vjeç.
Sipas informacioneve ai ka qenë duke lundruar në liqenin e Vaut të Dejës me Jet-Ski dhe dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit lundrues.
Për pasojë janë përplasur me një shkëmb dhe kanë marrë dëmtime, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Në liqenin e Vuat të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi T. D., 54 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe, dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën)
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb