Është arrestuar autori i plagosjes të ndodhur të plazhin e Tales në Lezhë.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari i Balkanweb Igli Celmeta.
Nga përplasja, i plagosur mbeti shtetasi Alfred Marku, që ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave, autori kishte shkuar në plazh dhe ka qenë i shoqëruar me një vajzë, të cilën sipas informacioneve Marku e ka ngacmuar çka ka bërë që autori dhe i plagosuri të përfshiheshin në konflikt.
Fillimisht ata kanë debatuar me tone të ashpra e më tej autori pasi ka marrë një armë zjarri, pistoletë e ka plagosur Alfred Markun.
Pas ngjarjes ai është arratisur, teksa policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka arritur ta arrestojë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb