Plagosja në kryeqytet/ U qëllua me kaçavidë, dyshohet se i plagosuri i ngacmoi të dashurën autorit

2 months ago 45

Një plagosje me kaçavidë është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Besim Alla” në zonën e Misto Mames në Tiranë.

Shtetasi i plagosur është identifikuar si 40-vjeçari Klajdi Kapedani, i cili është dërguar në spital për trajtim të menjëhershëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e reja, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak se 40-vjeçari i plagosur ka ngacmuar partneren e autorit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar dhe kapur personin e dyshuar për këtë akt dhune.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.08.2024, rreth orës 20:00, në rrugën “Besim Alla”, është dëmtuar dyshohet me mjet prerës, shtetasi K. K., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article