Po shkëlqen këtë sezon me Man United, Real Madridi synon transferimin e top yllit anglez

6 months ago 8

Real Madridi raportohet se po planifikon që të bëjë një transferim befasues gjatë afatit kalimtar veror të yllit të Manchester United, Kobbie Mainoo.

Mainoo po shijon një sezon fantastik në Ligën Premier dhe paraqitjet e tij të jashtëzakonshme kanë kapur syrin e gjigantëve evropianë.

‘Los Blancos’ po synojnë që të zëvendësojë Luka Modricin në verë, të cilit në fund të sezonit i skadon kontrata dhe mund të largohet.

Sidoqoftë, madrilenët kanë disa opsione në mesfushë për të mbuluar largimet e mundshme. Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde që të gjithë kanë shkëlqyer për Carlo Ancelottin në mesfushë këtë sezon.

E përditshmja spanjolle Don Diario raporton se Real Madridi mund të tentojë të nënshkruajë me një mesfushor të ri në verë dhe kanë monitoruar progresin e Mainoos në ekipin e parë të ‘Djajve të Kuq’ dhe janë të etur për transferimin e tij.

Presidenti i klubit, Florentino Perez, thuhet se e sheh mundësinë e transferimit të Mainoos si ‘shumë interesante’.

Real Madridi po kërkon një mesfushor i cili është në gjendje të vrapojë në fazën e sulmit me topin në këmbë. Ata besojnë se Mainoo i përshtatet profilit të lojtarit që duan, dhe mund të shkëlqejë si partner me Camavingan.

Mainoo dhe Camavinga kanë gjithashtu të njëjtin agjent, dhe Real Madridi mund të besojë se kjo mund t’i jap atyre një avantazh për të diskutuar një transferim të mundshëm./Telegrafi/

Read Entire Article