Presidenti Begaj pret të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë: Shqipëria e palëkundur në partneritetin me SHBA

1 year ago 18

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në takim të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner.

Gjatë takimit, Begaj rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti theksoi gjithashtu rolin kyç të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.

Në këtë kuadër, Presidenti Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e SHBA-së në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.

Top Channel

Read Entire Article