Presioni i Fenerbahces jep fryt, turqit do të bëjnë ndryshimin e madh deri në fund të sezonit

6 months ago 2

Federata Turke e Futbollit (TFF) njoftoi sot (e premte) se gjyqtarë të huaj do të punësohen në ndeshjet kritike të Superligës së Turqisë në dhomat VAR deri në fund të sezonit.

Kjo është pasojë e tensioneve të shumta në futbollin turk dhe kritikave të shumta në kuadër të gjykimit, në radhë të parë nga Fenerbahce.

Federata njoftoi sot se deri në fund të sezonit në dhomat e VAR-it do të punësohen gjyqtarë nga Italia, Spanja, Gjermania, Portugalia dhe Holanda.

Gjithashtu u theksua se kërkesa turke për gjyqtarët e VAR-it u pranua nga federatat përkatëse shtetërore.

Türkiye Futbol Federasyonu'nun UEFA ve Avrupa'nın 5 ülke federasyonu ile görüşmeleri sonucunda, Trendyol Süper Lig'in 32. haftasından lig sonuna kadar haftanın kritik maçlarında yabancı Video Yardımcı Hakemi (VAR) görevlendirilecek.

👉 https://t.co/UVrOKJZ0hU

— TFF (@TFF_Org) April 12, 2024

Ndryshe, në ndeshjet ku do të punojnë gjyqtarë të huaj të VAR-it, gjuha e komunikimit do të jetë turqishtja dhe anglishtja.

Gjyqtarët e huaj të VAR-it në xhiron e 32-të të Superligës do të caktohen në ndeshjet Ankaragucu – Gaziantep, Fatih Karagumruk – Fenerbahce dhe Alanyaspor – Galatasaray. /Telegrafi/

Read Entire Article