Gramsh
Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë jashtë orarit të lejuar, procedohet penalisht administratori i lokalit.
Procedohen penalisht dhe 4 shtetas të tjerë, pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë që ndërhynë për ndërprerjen e muzikës.
Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të kontrolleve në terren, për zbatimin e ligjit, kanë konstatuar pas mesnatës, se në një lokal në qytet, po zhvillohej aktivitet me muzikë të lartë, që përbënte shqetësim për banorët. Gjatë ndërhyrjes për ndërprerjen e muzikës, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit G. P., A. M., V. Ç. dhe G. M.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 44 vjeç, administratori i lokalit, G. P., 49 vjeç, A. M., 41 vjeç, V. Ç., 51 dhe G. M., 44 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb