Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shpërndarë një pjesë të programit të prezantuar në 1 qershor, në Kuvendin Programor të Partisë Demokratike. Përmes një videomesazhi, Basha ka shpalosur pikat e programit të dedikuara familjes shqiptare, përmes atij që tashmë njihet si “Fondi për Mirëqenien e Familjes”, i cili përmban propozime konkrete që adresojnë problematikat bushtit të shoqërisë.
Në programin e hartuar nga mbi 100 ekspertë vendas e të huaj, të revizionuar nga ekspertët gjermanë të CDU-së, parashikohet subvencionimi i interesave të kredisë për blerejn e banesës së parë për çiftet e reja, bonusin e bebes, 2000 euro për fëmijën e parë e të dytë dhe 20.000 euro për fëmijën e tretë, shkollë gjatë gjithë ditës për fëmijët dhe drekë shtetërore dhe propozime të tjera që lehtësojnë në ndërtimin e familjes dhe zhvillimin e saj.
Fjala e kreut të Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha:
“Familja shqiptare është në qendër të programit tonë qeverisës. Me Fondin për Mirëqenien e Familjes, ne do të subvencionojmë plotësisht interesat e huasë për 30 000 çifte të reja, në blerjen e banesës së tyre të parë dhe themelimin e familjes së tyre. 2 000 euro bonus për fëmijën e parë dhe të dytë, 20 000 euro për fëmijën e tretë. Dhe shkollë gjatë gjithë ditës për fëmijët e shqiptarëve, me drekë shtetërore të paguar. Dhe me kurse për teknologjinë e informacionit, gjuhët e huaja, artin dhe sportin deri në përfundimin e orarit të punës së prindërve të tyre. Ky është Fondi për Mirëqenien e Familjeve. Angazhimi ynë kryesor për një Shqipëri që meriton më shumë.”
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb