Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar mbrëmjen e sotme protestën masive të qytetarëve dhe mbështetesve të opozitës para Bashkisë së Beogradit, ku pati dhe incidente të dhunshme me policinë.
Disa nga protetsuesit tentuan të hyjnë me dhunë në Bashkinë e Beogradit pasi më herët kishin protestuar para Komisionit të Zgjedhjeve.
Në reagimin e tij Vuçiç ju ka bërë thirrje qytetarëve që të rrinë të qetë pasi asgjë nuk ka për të ndodhur, ndrësa ka theksuar se autoritetet nuk do të lëndojnë askënd, por as nuk do të lejojnë njeri që të shkatërrojë qytetin.
“Asnjë revolucion nuk është në progres, asgjë nuk do të ketë sukses. Ne do të përpiqemi të mos lëndojmë askënd me një reagim të butë dhe të qetë. Disa treguan fytyrën e tyre sonte, dhe se dhuna është mënyra e tyre e vetme për të luftuar. Prej ditësh kemi thënë se po përgatiten për këtë, sepse e dinë se nuk mund ta fitojnë besimin e popullit”, theksoi Vuçiç.
Ai shtoi se “ata që betohen për të luftuar dhunën kanë treguar se janë ngacmuesit e vërtetë. Ata duan të shkatërrojnë qytetet dhe vendin tonë”.
/Vizionplus.tv/