Pse Kosova është më e lumtur se Shqipëria? Rexha: Njerëzve u vritet shpresa, nuk besojnë se gjërat do të ndryshojnë

6 months ago 5

Shkrimtari Albatros Rexha, përmes një komunikimi në studion e “Open” ka komentuar qasjen e popullsisë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë mbi konceptin e lumturisë.

Ai u shpreh se njerëzve sot u vritet shpresa, por në Kosovë nuk ekziston ndjenja e disfatizmit që është në Shqipëri.

Sipas tij shqiptarët në Shqipëri mendojnë se asgjë nuk do të ndryshojë, ndërsa shqiptarët në Kosovë kanë një qasje më të ndryshme dhe besojnë se janë pronarë të fatit të tyre.

“Situata në vitet 90 në Kosovë, ishte një kohë që hoqëm dorë nga mirëqenia ekonomike që na ofronte Jugosllavia dhe u ngritëm kundër. Pushteti serb na tha të zgjedhim mirëqenien ose pasojat e rebelimit, ne zgjodhëm këto të fundit dhe ishte një 10 vjecar që jetuam si mos më keq. Njerëzit për një moment, pavarësisht se kishin shtëpi ngelën pa të ardhura. Por nuk kemi qenë të palumtur, kemi qenë të frymëzuar në atë që bënim, gjenim mbështetje te njëri-tjetri.

Ajo që ndodh sot është se njerëzve u vritet shpresa. Kjo ndodh edhe në Kosovë. Nuk ekziston ndjenja e disfatizmit se asgjë nuk do ndryshojë, të gjithë janë të poshtër, etj. Kjo qasje nuk ekziston në Kosovë ashtu si në Shqipëri. Njerëzit besojnë se janë pronarë të fatit të vetë, ndërsa në Shqipëri njerëzit kanë një prirje disfatiste në prirje me vendin e vetë. Kjo nuk bëhet thonë dhe kërkojnë lumturinë në Gjermani. Kam dajën në Finlandë dhe kur flas me të thotë se nuk është i lumtur”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article