‘’Pse më sheh gruan’’, si nisi konflikti që la pas 1 të plagosur në Tale të Lezhës. Policia: Autori u largua në drejtim të..

3 months ago 6

Blutë e Lezhës kanë reaguar lidhur me ngjarjen e regjistruar në zonën e Tales, ku nga një konflikt i çastit mbeti i plagosur një person.

Sipas komunikatës zyrtare, ngjarja është regjistruar rreth orës 13:30 në Tale, kur dy shtetas janë konfliktuar pët motive xhelozie.

‘’Pse më sheh gruan’’, raportohet se ka qenë fjalia e cila nisi dhe konfliktin mes të plagosurit dhe autorit të ngjarjes.

Më tej A.M., banues në Zejman ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, raportohet se është jashtë rrezikt për jetën.

Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në një zonë  larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se  pas një konflikti  për motive të dobta mes dy shtetasve,(motive xhelozie) ka mbetur i plagosur  me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasi  A.M, banues ne Zejmen Lezhë.

Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e  autorit I cili është i identifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje  celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Për shkak të rrethanave të hetimit nuk jepen të dhena të tjera.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po vijon veprimet hetimore  për sqarimin e rrethanve dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article