Qytetarët e Pogradecit kanë dalë masivisht për të bërë homazhe për vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga pak ditë më parë.
Në homazhet të cilat po zhvillohen në vendin e ngjarjes, kanë marrë pjesë edhe familjarët e viktimës, mes tyre babai dhe motra.
Në një prononcim të shkurtër, babai i 42-vjeçarit shprehet se kërkojnë vetëm drejtësi, asgjë tjetër.
“Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dali e vërteta, kaq”, u shpreh babai i Egli Progës.
Sipas hetimeve, Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës, ndërsa shfaqet duke ecur gati përhumbur.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb