Rama: Gati të hapë dyert Kolegji i Europës në Tiranë, ofertë akademike për Shqipërinë 2030

2 months ago 6

Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë me dije se Kolegji i Europës në Tiranë është gati të hapë dyert për të pritur studentët e parë të përzgjedhur për të ndjekur ciklin e studineve master, duke nisur nga java e fundit e gushtit.

Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale momente nga vizita në Kolegj të ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu me Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini në shtëpinë e parë të Kolegjit të Europës në Godinën “Liria”.

Kryeministri theksoi se paralelisht po punohet për projektin e ri të Kolegjit të Europës, që pritet të nisë zbatimin në vitin 2024 për të garantuar më tepër kapacitete didaktike, ambiente moderne dhe hapësira multifunksionale për studentët dhe profesionistët e rinj.

“Gati të hapë dyert në Tiranë Kolegji i Europës, i cili do të presë studentët e parë të përzgjedhur për të ndjekur ciklin e studimeve master, duke filluar nga java e fundit e gushtit 👩🏻‍🎓👨‍🎓

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu me Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini vizituan shtëpinë e parë të Kolegjit të Europës në Godinën “Liria”🤝

Paralelisht, po punohet për projektin e ri të ri të Kolegjit të Europës, i cili pritet të nisë zbatimin brenda vitit 2024, për të garantuar më shumë kapacitete didaktike, ambiente moderne dhe hapësira multifunksionale për studentët dhe profesionistët e rinj👷🏼👷‍♀️🏗️

Krenarë që ia dolëm të realizonim në një kohë kaq të shpejtë këtë projekt ambicioz, që i hap rrugën një oferte të re akademike drejt Shqipërisë Europiane 2030🇦🇱🫶🇪🇺

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅”, shkruan Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article