RAPORTI tronditës: Të “fortët” në burgun e Peqinit kanë “skllevër”, dhoma me 5 yje dhe palestra private

10 months ago 20

Ngjarja e rëndë e ndodhur më 15 dhjetor 2023 në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, nxori edhe një herë në pah brishtësinë e sistemit të burgjeve në Shqipëri.

Drejtori i komanduar i burgut të Peqinit Kamber Hoxha, në një letër drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija evidenton të gjitha parregullsitë në këtë burg. Letra mban datën 30 nëntor 2023, pra është dërguar rreth dy javë para se Sokol Mjacaj i dënuar me burgim të përjetshëm të vriste brenda qelisë të dënuarin Arben Lleshi dhe të plagoste Ilir Shaqen.

Lexo edhe :

Related Posts

Në dokumet bëhet e qartë që të burgosurit kanë privatizuar burgun

“Të burgosurve ju është lejuar ndërhyrja/investimi në dhoma (rikonstruktim/kompletim), tashmë thuajse të privatizuara, ndërhyrja ne dhoma ka kufizuar shumë mundësin e kontrolleve për elemente” shkruhet në letër.

Ato që kanë qenë dhoma speciale janë arreduar dhe kthyer në dhoma të personalizuara dhe madje janë bërë ndërhyrje nga të burgosurit.

“Në dhomat të takimeve të zgjatura (speciale) janë bërë ndërhyrje nga të burgosurit (arredime/kompletim me krevate/dyshekë/kondicionerë/televizorë/ekspres kafeje etj), nga iformacionet që kemi këto dhoma janë të personalizuara” evidentohet më tej.

Edhe ato që dikur kanë qenë ambiente të përbashkëta janë kthyer në ambiente të personalizuara për të dënuarit përjetë.

“Në të tre godinat (A/B/C), pothuajse të gjitha ambjentet e përbashkëta (dushe/klasa/dhoma këshillimi) e kanë humbur destinimin e tyre pas janë shndërruar në, palestra të personalizuara (ku jo të gjithë të burgosurit e kanë mundësinë ti frekuntojnë), vende ku ushtrohen punime artizanale, lavanteri të personalizuara etj…..” shkruajnë zyrtarët e burgut 

Kanë çdo gjë që mund të ketë një ambient luksoz dhe nuk mungon asnjë aksesor. Madje në dokument thuhet se të burgosurit kanë futur edhe  sende të clat janë më të mëdha se përmasat e lejuara.

“Të burgosurve u janë lejuar dhe futur në dhoma frigoriferë jashtë përmasave të lejuara, kondicionerë, furra pjekje, vatra gatimi, mikrovalë, thekëse buke, shtrydhëse frutash, aksesorë muzike të komplikuar të pazbërthyeshëm, expres kafeje dhe materiale të tjera“

Drejtori evidenton se dhomat janë bërë të tilla sa janë të pamundura të kontrollohen është cenuar siguria dhe po rrezikohet jeta e personelit.

“Futja/lejimi, si dhe përdorimi pa asnjë kriter nëper dhoma banimi/ambjente të përbashketa pa asnje urdhër apo plan masash i veglave dhe materialeve artizanale, jo vetëm bën të vështirë gjetjen dhe kapjen e sendeve të ndaluara(rasti i kapjes së telefonit te denuarit Ilir Kupa, pasi kishte prerë kasën metalike të derës), por rrezikon seriozisht jetën e personelit/burgosurve dhe cënon rënd sigurinë e burgut..” 

Problematikat kanë të bëjnë dhe me sigurinë. Sistemi i skanimit, as ai i monitorimit të kamerave nuk punon. Vetëm një kamer punon dhe të gjitha dyert e burgut hapen me një çelës të vetëm.

“Sistemi i monitorimit të kamerave të sigurisë, ka probleme me teknologjinë, në regjim të brendshem ka ambiente të përbashkëta që përdoren për aktivitete të ndryshme me të burgosurit si klasa palestra, dhoma takimesh me familjarë/virtuale online, takime me avokatet, rrugëdaljet për në ajrosje që janë të pa monitoruara nga kamerat e sigurisë. Në të dyja sektorët mbulohen vetëm me një kamer, por duke patur parasysh faktin se sektorët kanë një gjatësi të konsiderueshme e bën të pamundur mbulimin vetëm nga një kamer.”

Të gjitha dyert e brendshme në sektor hapen me një çelës të vetëm.

“Të gjitha dyert e banimit të burgosurve në sektorë hapen me një çelës të vetëm, ndersa drynat e shulave të cilët mbyllen në turnin e tretë, janë cilësi shumë e dobët, gjë e cila cënon rëndë sigurinë e institucionit dhe vetë të burgosurve”.

Problematikat që preken kanë të bëjnë dhe me ambientet e observimit ku sipas tij ndodhen 37 të burgosur të pa sistemuar ku periudha e qëndrimit në ato ambjente është nga 1 deri në 16 muaj.

Ndërsa në regjimin e posaçëm, 41 – bis ndodhen 23 të burgosur të pasistemueshëm dhe se ky ambient “është populluar pa asnjë urdhër me shkrim” thuhet në letër.

Madje brenda burgut ishin krijuar edhe ndarje mes të burgosurve, ku “të fortët” përdornin të burgosurit e tjerë për të kryer punë të rënda.

“Fenomen aspak i denjë për kohën, poshtërues dhe diskriminues, ku të burgosur përdoren për të pastruar ambiente, sektorë, dhomat e të tjerëve si dhe për të transportuar ushqimet dhe plaçkat e tyre. Kjo kategori nuk është e përfshirë në listën organike të punësimit.”

Në letrën e firmosur nga drejtori i komanduar, Kamber Hoxha thuhet se në ditët në vijim informacioni do të jetë më i plotë.

Kujtojmë se më 15 dhjetor, i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj vrau brdna qelisë Arben Lleshin si dhe plagosi Ilir Shaqen. Ky i fundit në dëshminë e tij tha se rreth 4 vite më parë në burg kishin mbrritur dia letra anonime dhe për kokën e Lleshit isin ofruar 200 mijë euro. Mjacaj deklaroi se armën e kishte mbajtur të fshehur në qeli për rreth 20 ditë dhe ditën e krimit kur ministri Ulsi Manja urdhëroi vendosjenn e tij në 1 bis, ai dëgjoi lajmin nga të burgosurit e tjerë dhe vendosi që ta përshpejtonte punën./vizionplustv

Read Entire Article