Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

5 months ago 12

Real Madridi verën e kaluar solli turkun Arda Guler, i cili mbërriti në Spanjë nga Fenerbahce për 20 milionë euro.

Përfaqësuesi turk nuk mori shumë hapësirë ​​për të luajtur në pjesën e parë të sezonit, gjë që ndryshoi në vazhdim kur Carlo Ancelotti filloi t’i jepte mundësi për të luajtur.

Ai e shfrytëzoi këtë pasi arriti të shënonte katër gola në 11 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Los Blancos.

Në profilin e tij në Instagram, ai është mburrur me trupin e tij dhe përparimin e madh, duke publikuar dy foto me përshkrimin “no break”.

Guler është një nga futbollistët më të talentuar turk, i cili ka luajtur gjashtë ndeshje për Turqinë dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/ 

Read Entire Article