Real Madridi shpreh interesim për top yllin e Liverpoolit – nuk bëhet fjalë për Alexander-Arnold

5 months ago 6

Duke marrë parasysh se Toni Kroos dhe Luka Modric po i afrohen fundit të karrierës, Real Madridi do të konsiderojë padyshim mundësinë për t’i zëvendësuar ata me lojtar të rinj.

Ani pse gjasat janë shumë të mëdha që kjo dyshe të mbetet pjesë e gjigantit spanjoll edhe për 12 muajt të tjerë, ‘Los Blancos’ po vlerëson mundësitë e saj që prej tani.

Sipas një raportimi nga Directvsports, Real Madridi po mban një tek ylli i Liverpoolit, Alexis Mac Allister, i cili ka qenë njëri ndër mesfushorët më të mirë në Ligën Premier këtë sezon.

Është e mundshme se në rast se Real Madridit e konsideron Mac Allisterin, atëherë ai do të jetë pasuesi ideal për njërin prej Kroos ose Modric, që do të thotë se ata nuk do të synojnë nënshkrimin e tij këtë verë në rast se të dy lojtarët rinovojnë kontratën në javët e ardhshme.

Në moshën vetëm 25-vjeçare, Mac Allister i ka vitet më të mira të karrierës së tij përpara, dhe mund të cilësohet si një përforcim i duhur për ekipin e Real Madridit.

Sidoqoftë, do të ishte një befasi në rast se Mac Allister është opsioni i vetëm në listë për madrilenët, kjo duke marrë parasysh çmimin e madh që pritet që Liverpooli t’ia vendosë kartonit të tij.

Mac Allister u bë pjesë e Liverpoolit në korrik të vitit 2023 pas transferimit nga Brightoni për shumën e 42 milionë eurove.

Këtë sezon deri më tani ai ka luajtur në 32 ndeshje në Ligën Premier, duke shënuar katër gola dhe duke bërë pesë asistime./Telegrafi/

Read Entire Article