Reforma Zgjedhore/ Kreu i Aleancës Demokratike propozon: Të masivizohet vota, të kthehet balotazhi!

8 months ago 5

Kryetari i Aleancës Demokratike, Eduard Abazi, nga mbledhja online e Komisionit për Reformën Zgjedhore deklaroi se me rëndësi është masivizimi i votës në Shqipëri.

Ai tha se në sistemin elektoral shqiptar duhet të kthehet balotazhi.

“Po përfshihemi me mendime së paku për procesin e reformimit të reformës zgjedhore. Një grupim i partive kemi iniciuar tryezën tonë për të adresuar dhe problemet tona. Shqetësimet e OSBE-ODHIR janë adresuar drejt këtij komisioni. A është barazia e votës në të gjithë Shqipërinë? Duhet të bëhet vlerësimi real i votave në të gjithë Shqipërinë. Kjo është artikuluar dhe nga aktorët që morën përsipër ndryshimet e 2008-ës. Unë po sjell në vëmendje vetëm një element, në Shqipëri është hequr sistemi i balotazhit, pasi ndodh me 10 deri në 30% të votave që një drejtues në nivel lokal bëhet drejtues i qytetarëve. Balotazhi duhet të ekzistojë. Në fund mund të ngelen dy veta që më pas njëri të marrë shumicën. Problem ngelet regjistrimi i subjektit. Nëse depozitojmë mbi 5 mijë firma mbështetëse, na ka ndodhur që gjatë procesit të verifikimit ushtrohet trysni për persona që kanë shprehur preferenën dhe kanë mundësuar që një subjekt të marrë pjesë në garë. Për koalicionet, 7 mijë firma mbështetëse. Ndikon tek mënyra e menaxhimit për të shkuar deri te gara zgjedhore. Nëse do i referohemi vendeve fqinje, si Italia qe e ka 500 po 700 vota, ne i kemi dhjetëfishuar.”, tha Abazi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article