Robin Van Persie zyrtarizohet si trajner i ekipit të njohur holandez

5 months ago 3

Ish-lojtari i Manchester United, Arsenalit dhe Fenerbahces, Robin Van Persie, ka siguruar detyrën si trajner i ekipit të parë për herë të parë në karrierën e tij menaxheriale.

40-vjeçari i cili kishte vendosur që të ‘var këpucët në gozhdë’ në fund të sezonit 2019/2020 pas një karriere fantastike, kishte punuar nën urdhrat e Arne Slot si trajner i sulmuesve tek Feyenoordi.

Ai i ka befasuar të gjithë me metodat e tij të punës, madje ishte ftuar nga Erik ten Hag për të punuar së bashku me të tek Manchester United.

Van Persie, i cili ka shënuar 58 gola në 105 ndeshje gjatë periudhës së tij trivjeçare në ‘Old Trafford’, kishtep ostuar fotografi me Alejandro Garnachon dhe Facundo Pellistrin gjatë kampit dimëror në Andaluzi.

Op nei Fryslân 🔵⚪️❤️#WolkomRobin pic.twitter.com/PAPwaaRtCJ

— sc Heerenveen (@scHeerenveen) May 17, 2024

Por tani, pasi i mori hapat e duhur dhe përcolli kurset e nevojshme për të marrë licencën e trajnerit, Van Persie ka marrë hapat e tij të parë në karrierën e tij menaxheriale, duke u emëruar si trajner i Heerenveenit.

Van Persie ka thënë se po e pret me entuziazëm sfidën e re tek ekipi holandez i cili momentalisht gjendet në pozitën e dhjetë në Eredivisie me 10 fitore pas 33 ndeshjeve të zhvilluara.

Ish-legjenda holandeze kishte qenë trajner i grupmoshave U18 dhe U19  të Feyenoordit këtë sezon, por që kishte refuzuar që të merrte drejtimin e U21 pasi kishte shprehur dëshirën të bënte hapin e madh në karrierë./Telegrafi/

Read Entire Article