Rooney dështon edhe tek Birmingham. 2 fitore në 15 ndeshje, shkarkohet nga posti i trajnerit

9 months ago 23
19:05 02/01/2024

Wayne Rooney koleksionon dështimin e radhës në karrierën e tij si trajner. Ish-legjenda e Manchester United, u shkarkua zyrtarisht nga Birmingham City në Championship.

Me klubin e kategorisë së dytë të futbollit në Angli, Rooney fitoi vetëm 2 ndeshje nga 15 që kur mori drejtimin më 11 Tetor.

Birmingham gjendet 6 pikë larg nga zona e rënies dhe klubi ka vendosur të përpiqet të ndryshojë trendin me një trajner tjetër.

Rooney ishte në përvojën e tij të tretë në stol, pas atyre me Derby County dhe DC United në Shtetet e Bashkuara.

Rooney nuk do të ketë mundësi t’i kthejë gjërat në favor të tij me bordin e Birminghamit, në të cilin përfshihet legjenda e NFL Tom Brady, që vendosi shkarkimin e tij pas humbjes 3-0 me Leeds.

Ishte nisja më e keqe e një viti të ri kalendarik për këtë skuadër. Birmingham ka konfirmuar gjithashtu se Steve Spooner, trajneri i zhvillimit profesional të klubit, do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article