Një 26-vjeçare ka përfunduar në pranga nga efektivët e komisariatit numër 2 në kryeqytet.
Sipas informacioneve nga Policia, T.S., 26- vjeçe rezulton banuese në Tiranë.
Policia thotë se e reja është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
Teksa do të përballet me akuzën e ‘’Dhuna në familje’’, vijojnë hetimet zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet – T. S., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj;
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb