Rrugorja e Tiranës me ‘dorë të hekurt’, 17 drejtues mjetesh në pranga, mbi 1 mijë gjoba. Ja momenti kur policia shoqëron një grua

6 months ago 3

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një bilanc të punës në terren për gati 1 javë. Mësohet se 17 persona janë arrestuar, ndërsa janë ndëshkuar me gjoba mijëra të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË
Gjatë kësaj jave janë marrë masa të rrepta për të garantuar sigurinë në rrugë, përfshirë arrestime dhe masa administrative të ndryshme:
16 Arrestime për vepra penale në qarkullimin rrugor:
6 persona të arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, sipas neni 291 të Kodit Penal.
2 drejtues mjetesh të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim në gjendje të dehur.
1 person i arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
1 drejtues motorri proceduar për drejtim pa leje.
5 persona proçeduar për korupsion aktiv ndaj zyrtarëve publikë.
1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim në gjendje të dehur, largim nga vendi i ngjarjes, dhe pengim i zbulimit të së vërtetës.

Masa administrative:
Janë vendosur 12,315 masa administrative gjatë javës, me theks të veçantë në:
774 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
279 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit.
470 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
234 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
403 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
8732 masa për qëndrim të gabuar.

Automjete të bllokuara:

Janë bllokuar 12 automjete për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara.
🛑✅ Thirrje për ndërgjegjësim: Respektoni rregullat e qarkullimit për të mbajtur rrugët tona të sigurta për të gjithë! #SiguriaRrugore #PoliciaRrugoreTiranë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article