Samiti i Diasporës/ Ministri Hasani: Mirënjohje Italisë për vëmendjen e jashtëzakonshme ndaj komuniteteve arbëresh

10 months ago 7

Në Tiranë po zhvillohet Samiti i Diasporës në Ditën Arbëreshe.

Gjatë fjalës së tij, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, tha se ky është një moment i rëndësishëm për marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe komuniteteve arbëreshe.

“Dita Arbëreshe, moment domethënës në marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe komuniteteve arbëreshe. Vlerësojmë përpjekjet e arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës e kujtesës kombëtare të shqiptarëve. Me fat që kjo traditë vazhdon ende sot, falë përkushtimit të katedrave të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Itali. Mirënjohje atyre që promovojnë zhvillimin kulturor, gjuhësor, ekonominë dhe turizmin e Arbërisë italiane. Ne jemi me ju dhe duam të punojmë bashkë me ju drejt këtij qëllimi. Dita Arbëreshe, ftesë për të eksploruar bashkarisht mënyrat sesi mund të bëjmë më shumë në çdo fushë. Të punojmë me ide e projekte të qarta, për të ruajtur këtë thesar me të cilën krenohen shqiptarët. Shteti Shqiptar ka sot mundësi reale t’ju mbështesë me forma e mënyra konkrete. Mirënjohje Italisë, për vëmendjen e jashtëzakonshme ndaj komuniteteve arbëreshe. Mirëpresim çdo ide që do të dalë nga panelet e sotme. Ju garantoj angazhimin e MEPJ për të qenë gjithmonë krah jush”- u shpreh ministri Hasani.

Top Channel

Read Entire Article