Shantazhonte në rrjetet sociale vajzat e mitura dhe iu kërkonte video intime për të kryer marrëdhënie me to, arrestohet 27-vjeçari

2 months ago 7

Policia e Tiranës njofton se ka finalizuar operacionin e koduar “Intimiduesi”, gjatë të cilit është parandaluar në kohë rekord një ngjarje e mundshme kriminale që mund të sillte pasoja të rënda ndaj një shtetaseje të mitur të moshës 15 vjeç.

Mësohet se shtetasi Bernard Çullhai 27 vjeç dyshohet se shantazhonte vajzat e mitura, iu kërkonte foto e video intime që të kryente më pas marrëdhënie me to.

“Finalizimi i operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, gjatë të cilit është parandaluar në kohë rekord një ngjarje e mundshme kriminale që mund të sillte pasoja të rënda ndaj një shtetaseje të mitur të moshës 15 vjeç. Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë zbuluar dhe dokumentuar ligjërisht dhe 2 ngjarje të vjetra dhe është arrestuar shtetasi Bernard Çullhai, 27 vjeç, i cili shantazhonte në rrjete sociale shtetase të mitura, duke i kërkuar foto dhe video intime dhe për të kryermarrëdhënie seksuale me to”, njofton policia.

Policia e Tiranës njofton gjithashtu se ka arrestuar 45-vjeçarin Genti Gega, pasi dyshohet se ka përndjekur një 23-vjeçare për një kohë të gjatë.Gjithashtu, ai mësohet se ka shqetësuar edhe familjarët e saj.

“Finalizimi i operacionit policor të koduar “Threat 2”,gjatë të cilit është arrestuar shtetasi Genti Gega, 45 vjeç, i cili përndiqte online për një kohë të gjatë, një shtetase 23-vjeçare, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve të saj”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article