Rreth orës 23.30 të së hënës një segment rruge rreth 50 m në lagjen “Qazim Demi” nr 1 në Sarandë është rrëzuar, duke bërë kështu bllokimin e mjeteve të kësaj lagjeje.
Zona në cilën është shembur rruga është mbi një pallat në ndërtim. Thellësia është rreth 3 m.
Policia e rendit ka qenë në vendngjarje kur ka ndodhur rrëshqitja e tokës dhe sipas tyre kanë dërguar në Prokurori dokumentacionin e nevojshëm.
Ndërtimi që bëhet poshtë rrugës është leje e marrë nga bashkia e kaluar. Nga urbanistika nuk u prononcuan, njëherazi as edhe nga bashkia.
Burime bëjnë me dije se deri në fund të javës do të bëhet rregullimi i këtij segmenti rrugor.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb