Shisnin kokainë dhe kanabis në një tabacchino, arrestohet pronari dhe shitësi në Himarë

2 months ago 14

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 24”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë. Shiste doza të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis në një tabakino, vihet në pranga pronari i tabakinos Aleks Cena dhe 37-vjeçari Elkond Menalla, i punësuar në këtë subjekt. Sekuestrohet lënda narkotike kokaine dhe kanabis një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, një shumë parash në euro, franga dhe lekë të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal si dhe 4 aparate celulare.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin “Parts 24,” si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. C., 45 vjeç, dhe E. M., 37 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Në subjektin “Tabacchino,” me pronar shtetasin A. C., në Himarë, dhe të punësuar shtetasin E. M., shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në këtë subjekt ku kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash prej 74,000 lekë, 100 franga dhe 660 euro, si dhe 4 aparate telefonike celulare. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë dhe kanabis, e ndanin atë në doza dhe e shisnin në këtë subjekt. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article