Shorti për Euro 2024, Shqipëria sot mëson kundërshtarët e grupit

10 months ago 6

Para 1 min

Sylvinho pozon me trofeun e Eueo 2024

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka pozuar me trofeun e Euro 2024, pasi ai aktualisht gjendet në Gjermani ku do të hidhet shorti.

Para 2 min

Vazot për shortin e Euro 2024

Vazo 1: Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika, Anglia

Vazo 2: Hungaria, Danimarka, Shqipëria, Austria, Turqia, Rumania

Vazo 3: Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia, Holanda, Kroacia

Vazo 4: Italia, Serbia, Zvicra, tri vendet nga “play-off”

Ready for the #EURO2024 draw at 18:00 CET! 👊 pic.twitter.com/lOK5TFFMHL

— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) December 2, 2023

Para 4 min

Stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Euro 2024

Shqipëria do të mësojë rivalët në grupet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” të shtunën (sot) më datë 2 dhjetor.

Në Hamburg prej orës 18:00 do të hidhet shorti për grupet e “Euro 2024”.  Skuadrat janë të ndara na katër vazo dhe Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.

“Euro2024” do të zhvillohet në dhjetë stadiume të klasit botëror në Gjermani, nga “Olympiastadion” në Berlin, deri në “Volksparkstadion” në Hamburg.

Ndeshja hapëse e Evropianit do të luhet në Mynih në stadiumin “Munich Football Arena”, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në Berlin në stadiumin “Olympiastadion Berlin”.


Më poshtë të gjitha stadiumet dhe kapaciteti i tyre:

1.Berlin (Olympiastadion) 70.000 ulëse

2.Mynih (Munich Football Arena) 67.000 ulëse

3.Dortmund (BVB Stadion Dortmund) 66.000 ulëse

4.Shtutgart (Stuttgart Arena) 54.000 ulëse

5.Hamburg (Volksparkstadion Hamburg) 50.000 ulëse

6.Gelshenkirshen (Arena AufSchalke) 50.000 ulëse

7.Dyseldorf (Düsseldorf Arena) 47.000 ulëse

8.Këln (Cologne Stadium) 47.000 ulëse

9.Frankfurt (Frankfurt Arena) 46.000 ulëse

10.Lajpzig (Leipzig Stadium) 42.000 ulëse


Para 6 min

Sylvinho rrëfehet për FIFA-n: Ju tregoj çelësin tonë të suksesit, ëndrra jonë është të kualifikohemi në Kupën e Botës

Përzgjedhësi Sylvinho, ka dhënë një intervistë për FIFA-n, ku ka folur për edicionin fantastik që zhvilloi Shqipëria në kualifikueset e “EURO 2024”.

Kuqezinjtë u kurorëzua me kualifikimin në finalet e “Gjermani 2024” dhe vendin e parë në Grupin E.

Tekniku brazilian ka folur për objektivat e së ardhmes duke thënë se synimi kryesor është që Shqipëria të mësohet të luajë rregullisht në Evropian dhe në kualifikueset e radhës të kualifikohet në Botëror.

Lexo lajmin e plotë… 

Para 7 min

Çunat e Kombëtares në podcastin “Flasim”: Do shkojmë në Gjermani t’i tregojmë botës sa të fortë jemi si skuadër dhe si popull

Të ftuar në podcasin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama ishin djemtë e Kombëtares sonë pas arritjes historike, që kualifikuan Shqipërinë në Europianin e 2024..

Të ftuar ishin Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Frederik Veseli, Myrto Uzuni, Elhan Kastrati, të cilët rrëfyen për rrugëtimin e gjatë deri në atë rezultat që arritën, duke ndryshuar historinë e futbollit shqiptar.

Djemtë treguan se çfarë ka ndikuar në këtë sukses të jashtëzakonshëm, nisur që nga trajneri Sylvihno. Me biletë të prerë tashmë për Gjermani, Kombëtarja tha se “do i tregojë botës se sa e fortë është kjo skuadër dhe sa të fortë jemi si popull”.

Lexo lajmin e plotë… 

Para 9 min

Shorti i simuluar për Euro 2024 – Shqipëria në grup me Serbinë dhe Spanjën

The Sun ka simuluar një short ku në grupin 2 janë shortuar Spanja, Shqipëria, Sllovakia dhe Serbia.

Nëse ndodh ky short atëherë pritet një përballje e zjarrtë, por edhe e tensionuar mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Grup interesant është edhe Grupi 4, ku në shortin e simuluar dolën Anglia, Turqia, Skocia dhe Italia. Grupi 6 mund të quhet grupi i vdekjes me Portugalinë, Austrinë, Holanda dhe fituesi i Play-offit në ligën B.


 Më poshtë mund të gjeni shortin e plotë të simuluar

Grupi 1: Gjermani, Danimarkë, Çeki, Play-off A

Grupi 2: Spanjë, Shqipëri, Sllovaki, Serbi

Grupi 3: Francë, Rumani, Slloveni, Play-off C

Grupi 4: Angli, Turqi, Skoci, Itali

Grupi 5: Belgjikë, Hungari, Kroaci, Zvicër

Grupi 6: Portugali, Austri, Holandë, Play-off B


Para 10 min

Cilët janë favoritët për të triumfuar në Euro 2024 dhe në cilën pozitë gjendet Shqipëria

Të gjithë gjigantët e futbollit evropian do të marrin pjesë në kampionatin që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.

Kompanitë e basteve i shohin nënkampionët aktualë të botës, Francën dhe nën-kampionët aktualë të Evropës, Anglinë, si favoritët kryesorë për titullin, duke u dhënë atyre shanse të barabarta për të fituar titullin më 14 korrik të vitit të ardhshëm.

Në vendin e tretë të lartë janë mikpritësit, Gjermania, të ndjekur nga Spanja dhe Portugali.

Lexo lajmin e plotë… 

Para 12 min

“Preferoj një ndeshje me Serbinë”, Armand Duka tregon preferencat e grupit në Euro 2024

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka thënë se do të preferonte që shorti për Euro 2024 në vazon e tretë, Shqipërisë t’i takonte që të përballej, ose me skuadrën sllovene, ose me atë serbe.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në “Opinion” në Tv Klan se pse do të preferonte një ndeshje kundër Serbisë, Duka ka thënë se nuk i shikon si një ekip shumë i fortë në futboll në krahasim me skuadrat e tjera në këtë vazo.

Lexo lajmin e plotë… 

Para 13 min

Data dhe ora se kur do t’i mësojë Shqipëria emrat e kundërshtarëve për Euro 2024

Shqipëria ka arritur për herë të dytë që të sigurojë vendin e saj në një Kampionat Evropian (hera e parë në 2016), pasi në vitin 2024 do të jetë në Gjermani.

Kombëtarja kuqezi, e udhëhequr nga trajneri Sylvinho, e ka siguruar kualifikimin në turneun madhështor, duke e mbyllur fazën kualifikuese si lider i grupit.

Zbulimi i ekipeve kundërshtare pritet të bëhet sot, më 2 dhjetor nga ora 18:00.

Read Entire Article