Shpërthimi i autobotit në pikën e karburantit në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë në spital punonjësi

2 months ago 8

Ka ndërruar jetë në spital punonjësi që mbeti i plagosur rëndë pas shpërthimit të autobotit në pikën e karburantit në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi të premten, në një pikë karburanti të “Gega Oil”, pasi një autobot u përfshi nga flakët. Mësohet se 35-vjeçari me iniciale E.P., u lëndua nga zjarri, dhe për pasojë humbi jetën mëngjesin e sotëm në spital në Tiranë.

Punonjësi i karburantit kishte vetëm pak muaj i martuar. Nga aksidenti i ditës së premte i plagosur mbeti edhe punonjësi tjetër i karburantit, 20-vjeçari me inicialet Xh.K.

Sakaq, dyshohet se shkaku i shpërthimit mund të kenë qenë temperaturat e larta, si dhe një shkëndijë elektrike nga një automjet që ndodhej aty pranë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article