Shpresat nisin stërvitjen, skuadrës së Bushit i bashkohet edhe Dario Daka

1 day ago 32

Kombëtarja U-21 nisi zyrtarisht pasditen e së hënës përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë.

Një pjesë e lojtarëve të bashkuar në grumbullim u stërvitën me Kombëtaren A në stadiumin “Air Albania“, ndërsa grupi pritet të jetë i plotë në seancën e radhës stërvitore.

Bëhet me dije se trajneri Alban Bushi ka vendosur që të thërrasë edhe Dario Dakën. Sulmuesi i Lecce-s do të bashkohet menjëherë me grupin dhe do të përgatitet për dy ndeshjet miqësore.

Shqipëria U-21 do të luajë takimin e parë ndaj Moldavisë më 15 nëntor, në orën 14:00. Më 18 nëntor, shpresat do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë po në orën 14:00. Të dy takimet miqësore do të zhvillohen në stadiumin e Vorës.

Read Entire Article