Deputeti Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me projekt ligjin për Riprodhimin.
Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se Shqipëria do të kthehet në një fermë ndërkombëtare uterusesh, referuar pjesës për lejimin e surrogacisë.
Postimi i plotë:
Parlamenti Europian shpall Krim shfrytezimin e “Uterusit me qera”!
Dje u votua rezoluta e PE me 563 vota pro.
Vende te tjera si Italia, kane legjislacione edhe me te ashpra kunder kesaj procedure.
Ndersa Rilindja paraqet nje projekt ligj per “Legalizimin” ne Shqiperi te ketij procesi te rrezikshem, diskriminues per Gruan, Femijen e Familjen!
Kjo tentative duhet bllokuar qe ne parim si e pa pranueshme per vlerat e kolonat mbi te cilat ndertohen maredheniet e Nenes me Femijen, Familja vete.
Pavaresisht “fjaleve” te tjera “kufizuese” te vendosura ne ligj per te mjegulluar e sheqerosur kete proces, esenca eshte “hapja e portave” ndaj “uterusit me qera”, ose si quhet ndryshe “surrogato”.
Ne nje kohe kur ne Shqiperi kjo procedure nuk perben asnje shqetesim publik.
Ne nje kohe kur ne Shqiperi sistemi i yne shendetesor ka kaq shume probleme madhore e nevoja per ligje te tjera thelbesore te nivelit europian.
Pra qellimi lexohet qarte “midis rreshtave”:
Krijimi ne Shqiperi i nje “ferme nderkombetare uterusesh” per veprimtari kriminale, ne funksion te grupeve mafioze, brenda e jashte vendit.
E shoqeruar kjo me pjesen tjeter te ligjit per “lehtesimin” e abortit si periudhe shtatzenie e procedurash…
E bejne kete projekt ligj ne terresi nje tentative kriminale, anti Nene, anti Femije, anti Familje e anti Jete!
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb