Shuhet ëndrra e madhe e Mesit, nuk mund të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve

6 months ago 4

Lionel Mesi mendonte se ashtu siç ishte kulmi i tij në karrierë me Argjentinën fitorja e Kupës së Botës, me klube do ta tentonte një gjë të tillë me Inter Majemin në Botërorin e Klubeve që zhvillohet vitin e ardhshëm në SHBA. Por kjo ëndërr tashmë nuk do të bëhet realitet.

Inter Majemi është eliminuar mbrëmë në çerekfinalet e Champions Cup, fituesi i të cilës do të shkonte në turneun prestigjioz i cili zhvillohet vitin e ardhshëm në SHBA. Skuadra e Mesit ishte mundur me shifrat 2-1 në ndeshjen e parë ndaj meksikanëve të Monterrei në SHBA dhe i duhej të përmbyste rezultatin në ndeshjen e kthimit.

Por aty gjërat shkuan edhe më keq dhe Monterrei shënoi 3 herë, para se Zhordi Alba të ndëshkohej me karton të kuq në pjesën e dytë. Një gol i Gomez me asist të Mesit ishte shumë pak për skuadrën amerikane që u mund 3-1 edhe në ndeshjen e kthimit e i dha kësisoj lamtumirën turneut dhe mundësisë së saj të vetme për të shkuar në aktivitetin unik të verës së ardhshme.

Read Entire Article