“Sipërfaqja me kanabis ka qenë e madhe, ka ndikuar rritja e çmimit”, Artan Hoxha: Në Shqipëri janë shtuar “shtëpitë e barit”

3 months ago 9

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar edhe situatën me kultivimin e lëndëve narkotike në Shqipëri.

Hoxha tregoi se gjatë këtij viti ka pasur një përpjekje të madhe për goditjen e kanabisit nga veriu në jug të vendit.

Ai u shpreh se ka pasur një sipërfaqe të konsiderueshme me lëndë narkotike, pasi sipas tij kultivuesit kanë dashur “të kapin sezonin turistik”.

Sipas tij në këtë rritje të kultivimit ndikon edhe rritja e vetë çmimit të lëndës narkotike.

Gjithashtu Hoxha zbuloi se në Shqipëri ka një rritje në masë edhe të “shtëpive të barit”.

“Këtë vit ka një përpjekje të madhe për goditjen e kanabisit nga veriu në jug. Monitorimi me helikopterë po kryhet. Besoj se do qëndrojë deri në nëntor. Helikopteri ka më shumë aftësi zbulimi sepse fluturon më ngadalë.

Tashmë pikat e nxehta të kultivimit të kanabisit dihen. Sipërfaqja e zbuluar ka qenë shumë e madhe. Kjo ndikon edhe nga rritja e çmimit të kanabisit në treg. Kultivuesit kanë dashur të kapin sezonin turistik për shitjen. Lënda do të shitet ose te turistët ose jashtë vendit. Shtëpitë e barit janë rritur në masë brenda Shqipërisë po ashtu”, tregoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article