SPAK kërkoi 2 vite e 6 muaj burg, zbardhet dëshmia e Fredi Belerit: Po falsifikohen provat, gjyq politik me urdhër të Ramës!

8 months ago 15

Vijon edhe sot seanca gjyqësore në GJKKO për Fredi Belerin, për të cilin dje SPAK kërkoi 2 vite e 6 muaj burg.
Mediat greke i kanë kushtuar një artikull Belerit, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave.

Ndërkohë, për të bashkëpandehurin Pantelis Kokaveshin, prokuroria propozoi dënim me një vit burg me kusht për shkak të problemeve shëndetësore.

Duke iu drejtuar gjyqtarëve, Fredi Beleri tha dje në sallën e gjyqit se gjyqi ndaj tij ishte politik.

“Kam ankesa se si funksionon prokuroria, duke refuzuar vazhdimisht provat e mia dhe duke mos marrë në pyetje personat që kemi treguar si dëshmitarë. Në rastin tim ka ndodhur falsifikimi i provave. Kushdo që ka falsifikuar dokumentet e shtetit shqiptar mban përgjegjësi penale. Këtu në Shqipëri nuk kemi drejtësi të paanshme sepse procesi është i motivuar politikisht dhe shohim kryeministrin të ndërhyjë në këtë rast duke i lënë himarjotët pa kryebashkiak. Ky është një persekutim politik dhe nuk më lejoni të betohem si kryetar bashkie”, tha ai në dëshminë e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article