Spektakël në ‘Anfield’, Liverpooli fiton ndeshjen e gjashtë golave ndaj Newcastle

9 months ago 24

Liverpooli ka arritur ta mposht Newcastlen me rezultat 4-2 në ndeshjen e parë të vitit në Ligën Premier.

Vetëm pas 18 minutash lojë The Reds realizuan golin e parë me Luis Diaz, por që goli u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.

Tre minuta më vonë Liverpooli pati mundësi të artë shënimi, megjithatë Mohamed Salah dështoi të realizonte nga penalltia.

Edhe mysafirët ishin të pafat kur në minutën e 36-të iu anulua goli i Burn për pozitë jashtë loje.

45 minutat e para u mbyllën me rezultatin e pastër 0-0.

A frenetic first-half ends goalless.
#LIVNEW pic.twitter.com/kVCqUPd8VU

— Liverpool FC (@LFC) January 1, 2024

Liverpooli e nisi mirë pjesën e dytë kur Mohamed Salah realizoi për 1-0 pas asistimit nga Darwin Nunez në minutën e 49-të.

Por epërsia e vendasve nuk zgjati më shumë se pesë minuta, pasi Alexander Isak barazoi shifrat në 1-1 pas asistimit nga Aron Gordon.

Në 20-të minutat e fundit u shënuan katër gola, duke filluar në minutën e 74-të, kur Diogo Jota asistoi te Curtis Jones që shënoi për 2-1.

Katër minuta më pas, Mohamed Salah asistoi për Cody Gakpon që shënoi për 3-1.

Image

Por ndeshja kishte emocione ende emocione, pasi në minutën e 81-të, kur Newcastle shënoi për 3-2 me Sven Botman.

Liverpooli ishte i vendosur të fitoren dhe këtë e siguroi pak pa u mbyllur koha e rregullt me Mohamed Salah që nga pika e bardhë mposhti Martin Dubravkan për 4-2.

Ndeshjen e radhës Liverpooli e luan në Ligën Premier e luan në udhëtim te Bournemouth, derisa Newcastle United e pret Manchester Cityn. /Telegrafi/

Read Entire Article