“Sundimi i ligjit”/ Në kërkim pasi mashtroi një shtetase dhe i vodhi 55 mije lekë, arrestohet 39-vjeçari në Peqin

8 months ago 13

DVP Elbasan

Kontrollet 24/7 dhe puna e inteligjencës policore që po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, lokalizojnë dhe kapin 2 shtetas të shpallur në kërkim për krime ekonomike.

✅Pas shkëmbimit të informacioneve me Policinë e Kavajës, me qëllim ndalimin e një shtetasi të akuzuar për mashtrim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kapën dhe ndaluan shtetasin R. P., 39 vjeç, banues në fshatin Pajovë. 39-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi në vitin 2022, i ka vjedhur një shtetaseje, nëpërmjet mashtrimit, 55 000 lekë, sende personale dhe 3 celularë. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article