Szoboszlai krahasohet me Messin kur ishte në më të mirën e tij te Barcelona

10 months ago 5

Ndërsa Hungaria feston kualifikimin e saj të bujshëm për në Kampionatin Evropian, një emër ka dalë në pah si protagonisti i kësaj historie suksesi: Dominik Szoboszlai.

Portieri i Hungarisë, Denes Dibusz, nuk është përmbajtur në lavdërimet e tij për mesfushorin e Liverpoolit, krahasuar shpesh me ish-yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

“Ke ndjesinë e njëjtë për të si kur Lionel Messi ishte në kulmin e tij në Barcelonë disa vite më parë”, deklaroi Dibusz për Index.

“Kur ai merrte vendimin, shkonte në fushë dhe shënonte. Ai është një lojtar i një niveli të jashtëzakonshëm dhe një lider i shkëlqyeshëm, që është në gjendje të udhëheqë ekipin në fushë dhe të bëjë diçka shtesë në lojën e tij që tërheq të tjerët, dhe është gjithashtu efektiv”.

“Pas ndeshjes me Bullgarinë, mendoj se ai ishte gjithashtu pak i frustruar që pavarësisht mundësive të tij, nuk arriti të shënonte. Mendoj se mund të jesh i kënaqur me përfundimet dhe performancën e sotme”, ka shtuar më tej ai.

Portieri fliste pasi Hungaria mposhti Malin e Zi dhe u kualifikua për Euro 2024, ku Szoboszlai shënoi dy gola në një fitore prej 3-1.

Sigurisht, 23-vjeçari nuk është në nivelet mbinjerëzore që Messi tregoi gjatë viteve të tij te Barca – por ai ka qenë i shkëlqyer te Liverpooli. /Telegrafi/

Read Entire Article