“Të premten pritet atentat Kushtetues”/ Basha: Do mbyllin listat, Rama-Berisha duan grupe parlamentare kamikazësh që të mbrohen nga drejtësia

3 months ago 5

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka paralajmëruar pazarin e rradhës mes Sali Berishës dhe Edi Ramës se ditën e premte do të mbylli sërish listat. Basha tha se duke qenë se të dy kanë problem me drejtësinë, me mbylljen e listave duan që mos të kenë grupe parlamentare, por grupe kamikazësh që të mbrojnë veten.

“Edi Rama dhe Sali Berisha janë bërë bashkë për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve. Kjo u pa së pari me votën e deputetëve të Sali Berishës për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës përfshirë ata që kanë vjedhur votat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e kaluara nga burgu ku ishin dënuar për korrupsion nga SPAK dhe GJKKO, apo ishinj në proces të ndjekes penale dhe u liruan nga amnistia e kaluar në mënyrë okulte dhe e dakordësuar në qoshet e errëta ku dalë ngadalë PS e Edi Ramës dhe Rithemelimi i Berishës po shkrihen në një, për shumëkënd po rishkrihen në partinë mëmë nga e cila dolën pas Katovicës së parë. Po kështu ky pakt vzhdoi me vendimin absurd dhe skandaloz të 11 qershorit tashmë të zbardhur dhe që përbën bazën e rekursit që sot Partia Demokratike e Shqipërisë – Demokratët Euroatlantikë dorëzojnë në Gykatën e Lartë, sikundër edhe bazën e akteve të tjera në raport me kontrollin gjyqësor që është ILD në raport me kontrollin penal siç është SPAK dhe në raport me disiplinimin siç është instance përkatëse siç është KLGJ.

Tani siç kemi paralajmëruar prej kohësh po avancojnë me fazën e tretë të këtij pazari i cili parashikohet të marrë formë të enjten, apo me gjasa të premten e kësaj jave, në seancën e fundit para gushtit që është pakti i Edi Ramës dhe Sali Berishës për të rimbyllur listat që hapi Gjyklata Kushtetuese me vendimin e saj. Për ta thënë fare qartë, qytetarët shqiptarë sot pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendosin vet me votën e tyre se kujt ia japin votën dhe kë dërgojnë në Parlament. Ndryshe nga pakti famëkeq Berisha-Rama i vitit 2008 ku kjo e drejtë në mënyrë ekskluzive iu kalua kryetarëve të partive. Pra, Parlamenti nuk është më i Shqipërisë, nuk është më Kuvendi i Shqipërisë, por është Kuvendi i një stërgrupi të strukturuar criminal që ka brenda shumë grupe të strukturuara të krimit të organizuar, të oligarkisë ekonomike financiare, natyrisht edhe të krimit e të korrupsionit politik shqiptar.

Në përgjigje të kësaj që nga viti 2021 ne kemi kërkuar hapjen e plotë të listave, kjo nuk ndodhi, të gjithë e mbani mend se si u shpërdorua kërkesa jonë për hapjen e listave për të bërë një hapje sa për sy e faqe, gjasme një hapje dhe që ruante 1/3 e listës si monopol të kryetarëve të partive dhe vendosën një prag prej 10 mijë votash për pjesën tjetër të listës. Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar dhe e ka quajtur anti-Kushtetuese këtë stimulim të Kodit zgjedhor të kaluar në atë kohë nga Edi Rama dhe pupacët e tij në Parlament.

Tani që Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar këtë, por edhe përpara, ne kemi vendosur listën e hapur, votën preferenciale pra që quhet qytetarët dhe jo kryetarët të vendosin kush do të jetë ai apo ajo që i përfaqëson, tani dyshja e tangos ka mbyllur, apo sipas informacioneve të freskëta të sotme e ka mbyllur tashmë pazarin që ditën e premte me sebepe dhe justifikime të neveritshme të bashkojnë votat për të kaluar jashtë vëmendjes së publikut këtë atentat Kushtetuese. Që së pari i shërben Edi Ramës dhe Sali Berishës që të konsolidojnë kontrollin mbi vartësit e tyre, kontroll të cilin e kanë jetik njëri ndodhet në arrest shtëpie në hetimin për korrupsion, tjetri është subject i disa hetimeve sipas informacioneve për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ndaj iu duhet më shumë se kurrë mos të kenë grupe parlamentare por grupe kamikazësh që të mbrojnë veten e tyre nga drejtësia. Dhe padiskutim hapi i fundit pas kësaj siç kam paralajmëruar do të jetë goditja pikërisht e drejtësisë, e SPAK për t6ë pamundësuar misionin që është krijuar“, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article