“Të rroftë Mercedezi nëse trupin e ke si karroca e Dylit”, Rama: Sipërmarrja të investojë tek kapitali njerëzor, do krijojmë Fondin Kombëtar të Aftësimit

3 months ago 6

Kryeministri Edi Rama, duke folur për zhvillimin e arsimit profesional në vendin tonë, tha se sipërmarrja duhet që të investojë tek kapitali njerëzor.

Rama theksoi se qeveria do të krijojë Fondin Kombëtar të Aftësimit. Ai theksoi se gjëja më e rëndësishme për një sipërmarrje, është që të ketë punëtorë të përgatitur dhe profesionalë.

Edi Rama: Do të krijojmë Fondin Kombëtar të Aftësimit. Ky fond do të shkojë për kapitalin njerëzor. Të rroftë Mercedezi nëse trupin e ke si karrocën e Dylit. Të rroftë hoteli me 5 yje, nëse organizmin e gjallë, të atyre që mbajnë hotelin e ke me tre ylla, ku tre cepat janë të thyer.

Sipërmarrja të investojë tek kapitali njerëzor. Në sipërmarrje duhet të krijohet ambient shkolle. Turizmi shqiptar sot është në Champions League-n e turizmit mesdhetar dhe duhet të qëndrojë aty. Të gjithë së bashku duhet t’i japim shtysë të re proceseve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article