Telegrafi arrin marrëveshje sponsorizimi me klubin e pingpongut Priping

6 months ago 5

Portali më i madh në Kosovë, Telegrafi.com ka arritur gjatë ditës së sotme (e enjte), 11 prill, marrëveshje sponsorizimi me klubin e pingpongut Priping.

Telegrafi dhe Priping kanë lidhur një marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka të bëjë me promovimin e edicionin e dytë ndërkombëtar të “Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2024”.

Marrëveshja mes palëve është nënshkruar në objektin e Telegrafit, nga kryetari i Priping, Kastriot Orana dhe përfaqësuesja e Telegrafit, Donika Hoxha Beka.

Edicioni i dytë i turneut ndërkombëtar “Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2024”, do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit më 7, 8 dhe 9 qershor 2024.

Ky turne është bërë tashmë një nga eventet më të rëndësishme në kalendarin e pingpongut kosovar, duke tërhequr mbi 200 lojtarë nga të gjitha anët e botës. /Telegrafi/

Read Entire Article