Tentoi të kalonte kufirin duke përdorur identitetin e një personi tjetër, arrestohet 52-vjeçari në Murriqan

8 months ago 5

Një 52-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, me të dhënat e një shtetasi tjetër, me të cilin ai kishte ngjashmëri.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan arrestuan shtetasin N. K., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi në PKK Muriqan, në dalje, i ka paraqitur punonjësit të Policisë Kufitare, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, me të dhënat e një shtetasi tjetër, me të cilin ai kishte ngjashmëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article